Telegrafi

Humb kontrollin mbi timonin dhe futet me veturë në restorant – godet çiftin dhe fëmijën e tyre – shpëtojnë mrekullisht (Video, +18)

Aksidentet në trafik janë bërë rrezik serioz në mbarë botën, por ato kanë filluar të shkaktohen edhe në zona të pazakonta.

Kjo po ndodh për shkak të disa shoferëve të papërgjegjshëm që qëndrojnë prapa timonit edhe kur janë nën ndikim të alkoolit, apo thjesht nga dëshira e madhe që të argëtohen po humbin kontrollin dhe po përplasen në objekte apo po i shtypin kalimtarët e rastit, transmeton Telegrafi.

Këtë gjë më së miri e dokumenton videoja e publikuar më poshtë, ku brenda ambientit të një restoranti dukej se gjithçka po shkonte mirë. Aty shiheshin mysafirët duke shijuar specialitetet e tyre të preferuar.

Por, gjithçka ndryshoi kur befasisht një veturë që lëvizte me shpejtësi të madhe u fut brenda, dhe shtypi një çift dhe foshnjën që e kishin ulur në një karrige për fëmijë.

Fillimisht krijohet një re e madhe pluhuri nga dëmtimet që i ka shkakton, dhe më pas shihet turma e qytetarëve duke ndihmuar viktimat e këtij aksidenti. Ndërkaq raportohet se çifti së bashku me fëmijën e tyre i kanë shpëtuar vdekjes me vetëm disa lëndime të lehta trupore.

Megjithatë, ajo çfarë bie më së shumti në sy është mllefi i një qytetari, i cili me një shkop druri fillon ta dëmtojë veturën që u fut në restorant. Ai pa ndërprerë thyen dritat e pasme, derisa një qytetar tjetër mundohej ta qetësonte.