Një person derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar në një muri jashtë rrugës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Mirosalë të Ferizajt, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer, shtetas i Shqipërisë.
Dy të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor njëri në QKUK dhe tjetri në spitalin e Ferizajt. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.