Një person ka humbur jetën në një vetaksident në fshatin Balinc të Malishevës.
Sipas Policisë, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një mur betoni.
Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/