Site icon Telegrafi

Humb jetën një i ri, bie në humnerë në Prevallë

Një person ka humbur jetën në Prevallë të Prizrenit derisa duke shëtitur kishte rënë në humnerë.

Rasti ka ndodhur sot, kurse viktima kishte rënë aksidentalisht në humnerë.

Lajmin për vdekjen e të riut për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes…Ekipi i mjekëve pas orës 16:00 e kanë konfirmuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Osmanollaj.

Policia është në vendngjarje derisa është duke u punuar për identifikimin e të riut dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Jo zyrtarisht Telegrafi mëson se viktima është nga Komuna e Kaçanikut./Telegrafi/

Exit mobile version