Telegrafi

Humb jetën një punëtor në Prizren, ra nga një lartësi e objektit – arrestohet pronari i biznesit

Një punëtor ka humbur jetën ditën e premte në Prizren.

Siç njofton Policia, viktima derisa ishte duke punuar ka rënë nga lartësia e një objekti.

“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke kryer disa punime, në rrethana të pa njohura dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit. Si pasojë, viktima ka vdekur”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/