Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 1 person, ndërsa janë konfirmuar 12 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës. Deri më sot 776.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes”, thuhet në njoftim.
MSH bën të ditur se sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954.
Në total numri i rasteve aktive është 315.
MSH në vazhdimësi është duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër virusit, Pfizer dhe Astra Zeneca. /Telegrafi/