Telegrafi

Humb jetën një person në Velipojë, u godit nga një makinë derisa ishte me biçikletë

Një 77-vjeçar u përplas për vdekje në Velipojë këtë të diel rreth orës 10:15.

Makina me drejtues M. B. aksidentoi K. U., rreth 77 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Sipas policisë, shoferi u shoqërua në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (I cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, sipas njoftimit të policisë./tch/