Site icon Telegrafi

Humb jetën një person në Prizren, u godit nga vetura derisa ishte me biçikletë

Një person ka humbur jetën në Prizren, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë.

Policia njofton se viktima ka ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit, transmeton Telegrafi.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 06.07.2024 – 17:50. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndim vdekje-prurës për shkak se derisa ishte duke e drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Exit mobile version