Një person ka humbur jetën ditën e enjte në një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, në fshatin Joviq të Malishevës.
Policia njofton se lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, transmeton Telegrafi.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull kosovar”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Rasti është nën hetime./Telegrafi/