Site icon Telegrafi

Humb jetën një person në Gjakovë, u rrokullis me traktor

foto arkiv

Një person ka humbur jetën ditën e premte në Gjakovë, pasi siç njofton policia ai ishte rrokullisur me traktor.

Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version