Site icon Telegrafi

Humb jetën një çiklist 55-vjeçar në autostradën Tetovë – Shkup

Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Një çiklist 55-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën sot rreth orës 13:20 në magjistralen Tetovë-Shkup, njofton policia e Tetovës.

Aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës në afërsi të mbikalimit “Dobarskit”.

“Çiklisti N.R.(55) nga Shkupi ka goditur kamionin “Volkswagen Krater” me targa të Shkupit i cili është ndalur për shkak të defektit. Në aksident çiklisti ka pësuar lëndime të rënda nga të cilat ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ambulancës së Tetovës”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit, prokurori publik dhe një ekip nga SPB Tetovë kanë kryer këqyrje dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

Exit mobile version