Telegrafi

Humb jetën një 34 vjeçar në Deçan, e zuri druri

Një person ka humbur jetën në Deçan, ku sipas informatave të para thuhet se atij i ka rënë një dru.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 13:40 minuta, është pranuar një informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, se një person ka arritur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Rugova.

Viktima është 34 vjeçar. /Telegrafi/