Telegrafi

Humb jetën një person në Prizren, u rrokullis me traktor

Foto: Iluistrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën në Prizren, pasi është rrokullisur me traktor.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 16:00.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjatë punës në një vend malor ishte rrokullisë me traktor dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Më tej, Policia njofton se me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/