Rrugët e Maqedonisë janë shndërruar në tmerr për vozitësit. Mbrëmë vonë ka ndërruar jetë motoristi i njohur në Tetovë si Remo, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Tetovari Remzi Rexhepi ka ndërruar jetë pas një aksidenti në rrugën Tetovë-Shkup rreth orës 2 pas mesnate.
Nuk ka ende informata të sakta se kur do të bëhet varrimi i të ndjerit./Telegrafi/