Një 47 vjeçar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës, dhe viktima është identifikuar si Dilaver Tozaj, raporton Top Channel.
Burri u gjet nga kalimtarët në afërsi të shkollës së Selenicës, me tre plumba në trup. Ndonëse u transportua në spitalin e Vlorës, Tozaj nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Policia njofton se Tozaj kishte ndërruar emrin në Nikola Ikonomi.
Mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, por policia ka nisur hetimet./Telegrafi/