Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në burgun e Trikallës në Greqi.
Sipas mediave greke, personi dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale. Raportohet se i dënuari shqiptar është pa ndjenja në qeli.
Ai është transportuar për në spital, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e tij.
Ndërkohë është urdhëruar kryerja e autopsisë, e cila do të zbardhë edhe shkakun e vërtetë të vdekjes së të dënuarit shqiptar.