Telegrafi

Humb jetën 27-vjeçarja në Kamëz, ra nga kati i pestë i një ndërtese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku një 27-vjeçare ka rënë nga lartësia e një pallati 5 katësh.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital.

27-vjeçarja ishte banuese me qira, në rrugën “Teuta”.

Policia ka kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al