Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën në Prishtinë pasi ishte lënduar në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë, të martën në ora 15:30.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në ndërtim, ka pësuar lëndime trupore. I njëjti pasi është dërguar në QKUK, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë.
Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit, i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/