Kamerat e sigurisë në Angli kanë kapur momentin kur një kalimtar rasti humb durimin duke pritur dhe kërcen rampën që ia ndalonte kalimin në anën tjetër të binarë, por ky moment për pak sa nuk i kushtoi me jetë – treni me shpejtësi të madhe që vinte për një “fije floku” nuk e godet.
Ngjarja ka ndodhur në Brimsdown të Enfield, ku në fillim të videos shihet burri duke qëndruar pranë rampës, ku edhe një veturë po priste që të ngritët pasi të kalon treni dhe të vazhdojnë rrugëtimin, transmeton Telegrafi.
Por, në një moment ai humb durimin dhe vendosë ta kapërcej rampën dhe derisa i kalon binarët, treni shihet duke ardhur me shpejtësi prej 100 kilometra në orë dhe e kupton se do ta godet kështu fillon të vrapojë.
Ishin pak centimetra që e ndanë nga goditja fatale. E pamjet janë publikuar nga agjencia që menaxhon hekurudhat në Britani të Madhe, me qëllim që të shërbej si leksion për të tjerët, duke u bërë thirrje që të respektohen shenjat e komunikacionit. /Telegrafi/