Site icon Telegrafi

Humanizmi i dy qytetarëve të Skenderajt, gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

Dy qytetarë të Skenderajt, në dy raste të ndara kanë gjetur para gjatë dy ditëve të fundit dhe i kanë dorëzuar ato në polici për ti kthyer te pronarët e tyre.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dje (me datë 10.08.2022), qytetari Valdrin Fazliu në një vendparkim të qytetit kishte gjetur një kuletë me një sasi të konsiderueshme të parave dhe dokumente personale.

“Ai kishte dorëzuar kuletën në polici në mënyrë që kuleta me paratë dhe dokumentacioni t’i ktheheshin pronarit. Policia ka identifikuar pronarin dhe më pas kuleta i është kthyer atij”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

“Ndërsa sot (me datë 11.08.2022), gjatë shërbimit në një barnatore, një qytetari i kishin rënë një sasi e parave. Pronari i barnatores Xhevat Abazi kishte gjetur paratë dhe menjëherë kishte njoftuar policinë dhe i kishte dorëzuar paratë policisë për ta identifikuar pronarin. Policia në këtë rast është proces të identifikimit të pronarit që më pas paratë ti kthehen atij”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, këto gjeste të qytetarëve janë shembuj të qytetarisë dhe humanizmit por njëkohësisht tregojnë besueshmërinë që policia ka te qytetarët.

Policia në Skenderaj falënderon publikisht dy qytetarët për këtë gjest shembullor dhe për besimin e tyre ndaj policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version