Telegrafi

Humanizimi i alpinistëve nga Kosova, bashkë me Policinë e Shqipërisë shpëtojnë turistin e lënduar bullgar në Tropojë

Një grup i alpinistëve nga Kosova bashkë me Policinë e Tropojës i erdhën në ndihmë një turisti bullgar i cili ishte dëmtuar duke ecur në shkëmbinj në bjeshkët e Vranit.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se turisti 46-vjeçar nga Bullgaria kishte njoftuar ambasadën duke kërkuar ndihmë, pasi nuk mund të ecte për shkak të lëndimeve.

“Një turist 46-vjeçar nga Bullgaria, duke eksploruar zonën e Lekbibaj, është dëmtuar duke ecur mbi disa shkëmbinj në bjeshkët e Vranit. 46-vjeçari ka njoftuar në ambasadë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa aplinistë nga Kosova”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Tutje u bër e ditur, se turisti është gjetur pas disa orësh kërkime.

“Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e turistit bullgar, i cili është trasportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga shërbimet e Policisë, së bashku me aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj. Më pas turisti është transportuar me helikopter në spitalin e Tropojë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu, “Turisti bullgar ka falënderuar Policinë dhe alpinistët kosovarë që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën. Policia e Tropojës gjen rastin të falënderojë edhe njëherë alpinistët nga Kosova, të cilët bashkëpunuan me punonjësit e Policisë, për t’i ardhur në ndihmë turistit nga Bullgaria”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/