Telegrafi

U afrua me një shkop në dorë te uji, hulumtuesi për pak sa nuk e pagoi me jetë kur para syve të tij u shfaq një peshkaqen (Video)

Biologu Greg Skomal është mësuar t’i qëndrojë afër peshkaqenëve të bardhë, por një veprim i tillë së fundmi për pak sa nuk i kushtoi me jetë.

Hulumtuesdi i nga Massachusetts i SHBA-ve, po qëndronte i varur mbi një copëz të metaltë në anije, kur befasisht një peshkaqen gjigant kërceu dhe doli mbi sipërfaqen e ujit dhe për pak sa nuk e kafshoi, transmeton Telegrafi.

Greg ishte në një mision hulumtues me anije dhe në një moment i afrua tek uji me një shufër në dorë me të cilën joshi peshkaqenin e bardhë, por ky veprim për pak sa nuk i kushtoi me jetë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Cape Cod, ndërsa në YouTube është publikuar nga “Atlantic White Shark Conservancy”, dhe deri më tani është shikuar nga më shumë se 200 mijë persona. /Telegrafi/