Për disa ditë me radhë, hulumtuesit kanë qëndruar në malin Zanskar të Indisë, për të parë nga afër një ortek që pritej të ndodhte çdo moment.
Në kohën kur sipërfaqja e madhe e kapur për një faqemali fillojë të shkëputet, të gjithë filluan të filmonin, transmeton Telegrafi.
Por, njëri prej të pranishmëve, deshi të shohë më shumë nga kjo shembje bore dhe u afrua pranë saj.
Derisa sasia masive po lëvizte me rrëmbim, hulumtuesi i paemëruar afrohet shumë, duke u bërë i padukshëm me mjegullën e krijuar.
Nuk bëhet i ditur fati i këtij njeriu, pasi të jetë shkaktuar ky ortek gjigant. /Telegrafi/
https://youtu.be/aTn0pLsOMHw