Site icon Telegrafi

Hulumtimi i ri zbulon se ku jetojnë shumica e ateistëve dhe agnosticistëve në Bashkimin Evropian: Por edhe sa myslimanë jetojnë në BE?

Sipas sondazhit të Eurobarometer 2019 mbi religjionet në Bashkimin Evropian, numri i njerëzve jo-fetarë në këtë union është 27 për qind, nga të cilët agnosticistëve përbëjnë 17 për qind dhe ateistët dhjetë për qind.

Numri më i madh i njerëzve jo-fetarë është në Republikën Çeke me 56 për qind, e ndjekur nga Holanda 52 për qind dhe Suedia 50 për qind.

Kur bëhet fjalë për numrin e njerëzve jo-fetarë, Rumania ka vetëm një për qind, Qipro dy për qind dhe Greqia tre për qind, transmeton Telegrafi.

Përqindja në shtetet e Bashkimit Evropian

Kur bëhet fjalë për njerëzit fetarë, besimtarët në Bashkimin Evropian udhëhiqen nga Krishterimi me një përqindje prej 64.

Katolikët janë grupi më i madh i krishterë dhe përbëjnë 41 për qind të popullsisë së BE-së, ndërsa ortodoksët përbëjnë dhjetë për qind, protestantët nëntë për qind dhe grupet e tjera të krishtera përbëjnë katër për qind. Myslimanët përbëjnë vetëm dy për qind të popullsisë së BE-së.

Renditja e shteteve në bazë të përqindjeve:

Rumania – 1%
Qipro – 2%
Greqia – 3%
Malta – 4%
Bullgaria – 5%
Polonia – 6%
Irlanda – 9%
Lituania – 9%
Sllovakia – 11%
Kroacia – 11%
Portugalia – 12%
Italia – 14%
Austria – 16%
Sllovenia – 18%
Letonia – 19%,
Hungaria – 20%
Danimarka – 22%
Finlanda – 24%
Luksemburgu – 26%
Gjermania – 30%
Belgjika – 31%
Spanja – 32%
Mbretëria e Bashkuar – 37%
Estonia – 38%
Franca – 40%
Suedia – 50%
Holanda – 52%
Republika Çeke – 56%. /Telegrafi/

Exit mobile version