Sipas hulumtimeve, baballarët kanë një nivel më të lartë të kënaqësisë nga jeta dhe ndihen më të lidhur me fëmijët e tyre sesa nënat
Baballarët janë më të lumtur kur kalojnë kohë dhe komunikojnë me fëmijët e tyre. Ata janë gjithashtu më pak të ekspozuar ndaj stresit kur bëhet fjalë për fëmijët.
Këto janë përfundimet e hulumtimit të kryer nga një grup shkencëtarësh për të hetuar se si ndihen prindërit kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve.
Studimi tregoi se prindërimi është një përgjegjësi sfiduese dhe specifike për gjininë, me baballarët që përjetojnë më shumë shpërblime emocionale, si lumturi më të madhe, nivele më të ulëta stresi dhe më pak lodhje sesa nënat, shkruan “Psychology Today”, përcjell Telegrafi.
Sipas hulumtimeve, baballarët kanë një nivel më të lartë të kënaqësisë nga jeta dhe ndihen më të lidhur me fëmijët e tyre sesa nënat.
Nga ana tjetër, simptomat e depresionit janë më të zakonshme tek gratë me fëmijë sesa tek ato pa fëmijë.
Gjithashtu, fëmijët bëhen më të mençur kur që fëmijë kalojnë më shumë kohë me baballarët e tyre. Kjo është ajo që del nga një studim i kryer nga një ekip hulumtuesish britanikë nga tre universitete prestigjioze: Imperial College London, King’s College London dhe Oxford University.
/Telegrafi/