Telegrafi

Hulumtim stomatologjik me 100 nxënës në Ferizaj, 98 për qind me dhëmbë të prishur

Një hulumtim klinik me 100 nxënës të moshës 6-8 vjeçare, është realizuar në komunën e Ferizajt.

Mbikëqyrjen e tyre, e bëri specialisti Dr. Tefik Halili.

Në përfundim erdhën se është gjendje alarmante, ku 98% të fëmijëve kanë të prishur të paktën njërin nga molaret e parë të përhershëm, dhe disa nga dhëmbët e qumështit.

“Këto të dhëna ditëve në vijim do të përpunohen dhe do t’iu adresohen organeve relevante”, thuhet në një njoftim të tyre.

Në fund, fëmijëve në shkollë iu demonstrua mënyra e pastrimit dhe higjiena orale.