Site icon Telegrafi

Hulumtim për diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes në disa qytete të Maqedonisë

Këshilli rinor Ohër, bashkë me shoqatat ‘Amos’ nga Manastiri, ‘Fokus’ nga Resnja dhe ‘Isior’ nga Struga, sot në Ohër do t’i prezantojë rezultatet e hulumtimit të dukurive të diskriminimit dhe përdorimit të ‘gjuhës së urrejtjes’ të zbatuar në Manastir, Ohër, Resnjë dhe Strugë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Hulumtimi është zbatuar në kuadër të projektit ‘Epitete-Etiketa’, i zhvilluar nga Këshilli rinor Ohër, ndërsa i mbështetur nga Ambasada e Francës.

Hulumtimi përmes një ekipi të mobilizuar prej shtatë personave është zbatuar përmes anketave në shkollat fillore dhe të mesme në Manastir, Ohër, Resnjë dhe Strugë. Rezultatet janë plotësuar përmes takimeve me shërbimet sociale dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, organizatat joqeveritare lokale dhe mediat. /Telegrafi/

Exit mobile version