Site icon Telegrafi

Hulumtim: Një e treta e qytetarëve të Maqedonisë besojnë viti 2017 do të jetë më i zhvilluar ekonomikisht

Pothuajse gjysma e qytetarëve të Maqedonisë janë të lumtur me jetën e tyre, 39% janë optimistë se Viti i Ri 2017 do të jetë më i mirë se viti 2016, nd♪7rsa 33% e qytetarëve mendojnë se viti i ardhshëm do të jetë një vit me zhvillim ekonomik, kështu thuhet në hulumtimin e fundit ‘Brima Gallup’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

39% e qytetarëve të Maqedonisë janë optimist, në krahasim me 21% që janë pesimistë se ky vit do të jetë më i mirë ose më i keq ose i njëjtë me vitin 2016.

Në pyetjen a ndjehen të lumtur apo jo, 52% e qytetarëve të Maqedonisë kanë thënë se janë të lumtur, 36% janë neutral dhe 10% janë të pakënaqur.

Në Maqedoni hulumtimin e ka kryer Brima në ekzemplar kombëtar prej 1.2010 të anketuar të moshës mbi 15 vjeçare në periudhën nga 26 nëntori deri më 2 dhjetor të vitit 2016.

Ky është studimi i 40-të i Uin-Gallup International për fundin e vitit rreth pritjeve, pamjes, qëndrimeve dhe bindjeve të qytetarëve në mbi 60 vende të botës. /Telegrafi/

Exit mobile version