Sulmuesi brazilian, Hulk është duke menduar të largohet nga kampionati kinez për tu rikthyer në Evropë.
Anësori ofensivë ka një kontratë me skuadrën e tij aktuale Shanghai SIPG deri në vitin 2020 por dëshiron rikthimin në Evropë.
Sipas medieve angleze, e ardhmja e sulmuesit pritet të jetë në kampionatin anglez.
Kampioni aktual i Anglisë, Chelsea dhe Manchester City janë në kërkim të lojtarit.
31-vjeçari iu bashkua klubit kinez Shanghai SIPG në verën e vitit 2016 për 55 milionë euro nga Zenit St Petersburg.
Lojtari mund të largohet nga Kina në rast se një skuadër paguan mbi 35 milionë euro për të.
Reprezentuesi brazilian ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë edicion, ku për 41 ndeshje ka shënuar 29 gola dhe ka dhuruar 24 asistime në të gjitha garat.
Më parë Hulk ka luajtur edhe për Porton në Evropë ndërsa në Azi për skuadrat japoneze si Kawasaki, Tokyo Verdy e Sapporo. /Telegrafi/