Telegrafi

Hulk arrin në Kinë si lojtari më i paguar

Braziliani Hulk do t’i bashkohet Sven-Goran Erikssonit te skuadra Shanghai SIPG.

Hulk ka arritur në Kinë pasi klubi pagoi 58 milionë euro për të.

Marrëveshja e bërë me Zenitin ka thyer rekordin që mbahej nga lojtari i Jiangsu Suning, Alex Teixeira që u ble nga Shakhtar Donetsk për 50 milionë euro.

Klikoni për të gjitha lajmet nga TRANSFERIMET

Zeniti e ka konfirmuar transferimin, ndërsa lojtari do të fitojë 20 milionë euro në vit.

Hulk ishte blerë nga Zenit prej Portos në vitin 2012 për 60 milionë euro. /Telegrafi/