Hugh Jackman është i martuar tash e 22 vjet.
Aktori i Hollivudit është martuar me Deborra-lee Furness në vitin 1996 dhe janë një ndër çiftet e pakta që nuk kanë pasur skandale.
Mbrëmë, çifti u shfaq së bashku Golden Hearth Awards dhe treguan se dashuria e tyre po vazhdon si në ditët e para.
Megjithatë, publiku shpesh e kryqëzon dyshen pasi që Deborra është 13 vjet më e moshuar se 50-vjeçari.
Përkundër kësaj, siç e dimë një thënie të urtë, dashuria nuk njeh vite dhe si duket pikërisht kjo i ka ndikuar që të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.
Se sa shumë janë të lumtur, aktori shpesh e ka theksuar në media duke thënë se takimi me Furnessin është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë.
Ndryshe, Deborra në dy raste ka abortuar fëmijët duke mos mundur të bëhet nënë, megjithatë çifti ka adoptuar dy fëmijë, Oscar Maximilian Jackman dhe Ava Eliot Jackman. /Telegrafi/