Balerina dhe prezantuesja e njohur Hueyda El Sayed ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin”.
Ajo përball gazetarit Ermal Mamaqi ka rrëfyer për karrierën, e në veçanti jetën private të saj.
Hueyda ka ndarë me teleshikuesit histori nga e shkuara e familjes së saj, duke treguar prejardhjen, si dhe ndër të tjera, me lot në sy ka rrëfyer edhe një skandal në kohën e komunizmit, që e ka ndarë me të atin në moshën 3 vjeçare për 16 vjet.
Ajo tregoi se stërgjyshi i saj ishte sudanez dhe me ngjyrë, gjersa u zhvendos në Durrës. Gjyshja e saj kishte ardhur nga Turqia dhe ata së bashku bënë 14 fëmijë, mes të cilëve ishte dhe gjyshja e Hueydas.
Gjyshja e saj ishte regjistruar në filarmoninë e shtetit, ku edhe u njoftua me një djalë shkodran, me të cilin martuan dhe lindën dy vajza, njëra prej të cilave ishte mamaja e Hueydas.
Ndërkohë mamaja e saj u martua me një djalë nga Sudani, i cili kishte ardhur të studionte në Shqipëri, dhe nga kjo martesë lindi Hueyda.
Për më shumë, mund të ndiqni një pjesë të intervistës së saj nga emisioni “Xing me Ermalin”. /Telegrafi/