Callum Hudson – Odoi ditë më parë pësoi një lëndim të rëndë.
Sulmuesi i talentuar anglez kishte thyer tendën e Akilit dhe do të mbetet jashtë fushave nga gjashtë deri në nëntë muaj.
Bayern Munichun ishte skuadra më e interesuar për shërbimet e tij dhe kishte bërë tri oferta në drejtim të Chelseat që ishin refuzuar.
Kampionët aktual të Gjermanisë kishin marrëveshje personale me lojtarin, por pas lëndimit duket se një gjë e tillë nuk do të vlejë.
Mediat gjermane kanë raportuar se drejtori sportiv Hasan Salihamidzic i ka bërë të qartë agjentit të lojtarit se nuk do të bëjnë transferimin e tij.
Bayerni nuk dëshiron që të shpenzojë 50 milionë euro për një lojtar që është i lënduar dhe nuk dihet nëse do të rikthehet në formën e tij më të mirë.
Ndërkohë i gatshëm për ta transferuar Hudson-Odoin është treguar Manchester United, por vet lojtari ka thënë se tani nuk po ngutet për të ardhmen. /Telegrafi/