Telegrafi

Hudson-Odoi tregon arsyet pse konsideroi transferimin te Bayern Munichu

Talenti anglez, Callum Hudson-Odoi e ka pranuar se largimi nga Chelsea për te Bayern Munich ishte në lidhje me mundësitë e pakta të lojës gjatë sezonit të kaluar.

Reprezentuesi anglez u kërkuar shumë gjatë verës nga Bavarezët, por përfundimisht hodhi poshtë gjermanët.

Hudson-Odoi pastaj nënshkroi kontratën e re me Blutë, ndërsa tani është kthyer të flasë dhe ka treguar arsyen pse donte transferimin te Bayerni.

Lexo po ashtu Zyrtare: Callum Hudson-Odoi nënshkruan kontratën e re me Chelsean

“Unë po flisja për këtë me familjen dhe po mendoja. “Thjesht dua të luaj ndeshje”, dhe në atë moment nuk isha duke luajtur sa duhet”, ka thënë fillimisht Hudson-Odoi për The Sun.

“Nuk do të thosha se isha afër largimit, por ishte në mendjen time. Ajo që ndodhi në janar ka ndodhur. Por, unë nënshkrova kontratën time dhe jam i lumtur tani këtu – gjithçka po shkon mirë”.

Lexo po ashtu Hudson-Odoi tregon arsyen pse refuzoi transferimin te Bayerni

“Ka qenë një vit sikurse ‘rollercoaster’. Shumë gjëra kanë ndodhur që më bënë të mësoj dhe të mendoj për gjëra”.

“Thjesht më duhej të kthehesha, të isha i sigurt, të isha vetja, të shënoja, të asistoja – dhe të tregoja se çfarë mund të bëj”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/