Telegrafi

Hudson-Odoi refuzon rinovimin te Chelsea, dëshiron Bayernin

Callum Hudson-Odoi (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Emri i Callum Hudson-Odoi po lakohet gjithmonë e më shumë në media për shkak të ardhmes së tij.

Sipas Daily Mail, lojtari tashmë ka refuzuar një ofertë të Chelseat për rinovim pasi dëshiron Bayern Munichun.

Blutë thuhet se i kanë ofruar 96 mijë euro në javë, por as kjo nuk e ka bindur lojtarin të qëndrojë në Stamford Bridge.

Callum Hudson-Odoi gjatë ndeshjes Tottenham Hotspur-Chelsea në Wembley (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Klubi gjerman tashmë e disa kohë është duke e ndjekur 18-vjeçarin dhe duket se e ka bindur se ai do të jetë pjesë e projektit të tyre të së ardhmes.

Besohet se Bayerni tashmë ka takuar klubin nga Londra dhe i ka ofruar rreth 40 milionë euro që marrëveshja të finalizohet menjëherë.

Lexo po ashtu Chelsea po mendon ta padisë Bayernin në FIFA për Hudson-Odoin

Gjermanët janë të gatshëm t’ia japin numrin 10 të fanellës, që në të kaluarën është veshur nga Roy Makaay dhe Lothar Matthaus.

Lojtari është paraqitur në 10 ndeshje këtë sezon për Chelseat në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol. /Telegrafi/