Callum Hudson-Odoi është i gatshëm që të qëndrojë te Chelsea dhe t’i refuzojë ofertat e disa klubeve të mëdha, por vetëm me një kusht.
Është duke u raportuar se 18-vjeçari është shumë afër të nënshkruajë kontratën e re, e cila do të jetë pesë-vjeçare, gjersa ai po rikuperohet nga lëndimi në thembër.
Reprezentuesi anglez kishte një start të vështirë në sezonin e kaluar në Ligën Premier, duke qëndruar më shumë në stol, mirëpo nga fundi i edicionit, ai e detyroi Maurizio Sarrin që ta fuste më shpesh në lojë.
Talenti anglez thuhet se i ka vënë kushte Chelsea për ta rinovuar kontratën, e që njëra ndër kryesoret është edhe minutazha më e madhe në sezonin 2019/20.
Hudson-Odoi është aktualisht duke vuajtur nga lëndimi në thembër, por pritet të rikthehet në fushë në muajin shtator, për ta ndihmuar skuadrën londineze në luftë për titullin e Ligës Premier.
Chelsea do të ketë shumë vështirësi në edicionin e ri kështu si qëndrojnë gjërat, pasi janë të dënuar nga FIFA për dy afate mos transferime të lojtarëve, andaj vështirë se mund të ju bëjnë ballë skuadrave si Manchester City dhe Liverpool. /Telegrafi/