Telegrafi

Hudson-Odoi: Hazard një model për t’u ndjekur dhe një idhull

Callum Hudson-Odoi, Eden Hazard (Foto: Getty Images/Guliver)

Falë performancës së shkëlqyer të Eden Hazard në Stamford Bridge, Callum Hudson-Odoi e ka përshkruar si “idhullin” e tij.

Futbollisti belg ka shënuar dy gola në fitoren e Bluve ndaj West Ham United, me ç’rast skuadra e tij është ngritur në vend të katërt në tabelë.

Eden Hazard (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“E gjitha që mund të them është se e pashë gjithë ngjarjen dhe mbeta gojëhapur, gjatë gjithë kohës”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eden Hazard

“Ishte çmenduri, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. I dimë cilësitë e tij. Është lojtar i madh dhe nuk ka dyshim se pres gjëra të tilla nga ai”.

“Vazhdimisht e shikoj dhe mësoj nga gjërat që ai i bën në stërvitje dhe në ndeshje, prandaj ai është një model që e ndjekë dhe një idhull po ashtu”, ka deklaruar Hudson-Odoi për Chelsea TV. /Telegrafi/