Callum Hudson-Odoi dëshiron të largohet nga Chelsea këtë verë në kërkim të minutazhës më të lartë.
Anësori ka një vit të mbetur në marrëveshjen e tij në Stamford Bridge, por po kërkon një klub të ri përpara sezonit të ardhshëm.
Reprezentuesi anglez e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Bayer Leverkusen, por është rikthyer te Chelsea, ku do të fillojë para-sezonin.
Sidoqoftë, Hudson-Odoi duhet të luajë futboll të qëndrueshëm për të ekipin e parë, një perspektivë që mund të mos jetë e afërt nën drejtimin e Mauricio Pochettino sezonin e ardhshëm.
22-vjeçari ka qenë në Chelsea që në moshën 8-vjeçare, por tani ai është gati të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë.
Klubi londinez është i hapur për të dëgjuar ofertat për të diplomuarin nga akademia e tyre gjatë afatit kalimtar.
Fulham dhe Milani janë ndër klubet që besohet se janë të interesuar për Hudsom-Odoin. /Telegrafi/