Sulmuesi i ri anglez i Chelsea, Callum Hudson-Odoi ka bërë kërkesë për tu transferuar te gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Bavarezët ka muaj që kanë shprehur interesim për transferimin e talentit të madh anglez, Hodson-Odoi.
Megjithatë, drejtuesit e Chelseat nuk duan të privohen nga shërbimet e talentit të tyre duke mos dashur ta shesin.
Bayern Munichu thuhet se ka bërë katër oferta për lojtarin, por që të gjitha janë refuzuar nga gjiganti anglez.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Hodson-Odoit, i cili thuhet se joshet nga transferimi në Bundesliga te Bayerni.
BREAKING: Callum Hudson-Odoi has put in a transfer request after Bayern Munich have had four bids rejected by Chelsea, reports @SkyKaveh pic.twitter.com/yQWEIoGQjz
— B/R Football (@brfootball) January 26, 2019
Sipas mediumit britanik Sky Sports, 18-vjeçari anglez ka bërë tashmë kërkesë te Chelsea për të lejuar transferimin e tij te Bayerni.
Gjiganti gjerman fillimisht kishte ofruar 15 milionë euro për Hudson-Odoit, ndërsa oferta e dytë dhe e tretë shkoi te 25 milionë dhe e katërta deri në 40 milionë euro.
Chelsea mendoi ta padis Bayernin në FIFA shkaku i qasjes së vazhdueshme ndaj lojtarit edhe përkundër refuzimit, por tani me kërkesën e lojtarit nuk i mbetet asnjë provë. /Telegrafi/