Me qindra vjet hudhra është përdorur për t’i trajtuar sëmundjet e ndryshme dhe vlerësohet si ushqim i shëndetshëm nga të gjithë.
Tani edhe shkencëtarët kanë konstatuar se hudhrat e zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të llojeve të ndryshme të kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe tipit 2 të diabetit.
Por efektet që i ka hudhra varen nga mënyra se si përdoret apo përgatitet.
Sidoqoftë, shkencëtarët kanë qenë të paaftë të zbulojnë se cila metodë e përgatitjes është më efikasja.
Hudhra prodhon një sërë përbërësish të sulfurit kur përgatitet, prihet apo shtypet për vaj, e këto kompozime mund të ndikojnë në sinjalizimin e molekulave të gazta, si oksidi nitrik dhe sulfiti i hidrogjenit të cilat prodhohen në mënyrë natyrale në trupin e njeriut. /Telegrafi/