Site icon Telegrafi

Huddersfield po thyen rekorde: Vetëm tre ekipe kanë harxhuar më tepër se ata në Ligën Premier

Huddersfield Town pak muaj më parë siguroi një vend në Ligën Premier.

Huddersfieldi përpos që arriti të rikthehej në ligën elitare angleze pas 45 vjetësh, ka fituar edhe një çmim të majmë, pas triumfit në “Play-Off” e Championshipit.

Ekipi i Huddersfieldit fitoi në finale ndaj Readingut pas gjuajtjes së penaltive dhe ka fituar rreth 200 milionë euro, transmeton Telegrafi.

E këto para tashmë skuadra angleze ka filluar t’i shpenzoj në përforcimin e radhëve të veta.

Në fakt, ajo deri më tani është ekipi i katërt me harxhimet më të mëdha në Ligën Premier.

Huddersfield deri më tani ka shpenzuar rreth 44.4 milionë euro, duke lënë pas Liverpoolin dhe shumë skuadra tjera angleze, ku ka blerë tetë futbollistë, të cilët po thyejnë rekorde të njëpasnjëshme të ekipit. /Telegrafi/

Skuadrat me shpenzimet më të mëdha:

Everton: 98 milionë euro
Manchester City: 90 milionë euro
Arsenal: 53 milionë euro
Huddersfield: 44.4 milionë euro
Liverpool: 42 milionë euro

Transferimet e Huddersfield:
Mounié (Montpellier): 13 milionë euro
Ince (Derby County): 11.5 milionë euro
Mooy (City): 9.1 milionë euro
Malone (Fulham): 5.5 milionë euro
Depoitre (Oporto): 4 milionë euro
Kachunga (Ingolstadt): 1.3 milion euro
Williams (Reading): I lirë
Palmer (Chelsea): I lirë

Exit mobile version