Telegrafi

Huddersfield 0-1 Arsenal: Notat e Xhakës, Mustafit, Hadergjonajt dhe të tjerëve

Pierre-Emerick Aubameyang (Getty Images)

Arsenali ka fituar në udhëtim me rezultat minimal 0-1 ndaj Huddersfieldit në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të këtij sezoni në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë arritur ta mbyllin sezonin me fitore dhe t’i dhurojnë tri pikët trajnerit Arsene Wenger në ndeshjen e fundit të tij me Arsenalin.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënuan nga sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi për 0-1 në minutën e 43-të.

Lexo po ashtu Arsenali fiton ndeshjen e fundit për Wengerin

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili u notua me 8.0, ndërsa nota më e ulët 6.3 shkoi për Henrikh Mkhitaryan.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dy futbollistë tjerë shqiptarë, Granit Xhaka, i cili u notua me 6.9 dhe Florent Hadergjonaj me 6.5. /Telegrafi/

Huddersfield:

Te Huddersfieldi dështuan Ince dhe Hogg

Arsenal:

Paraqitje superiore patën edhe Ospina dhe Ramsey