Telegrafi

Huazimi i Torreiras do të ndërpritet nga Atletico Madridi

Lucas Torreira pritet të rikthehet te Arsenali qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori duket se nuk ka arritur të bind Diego Simeonen për cilësitë e tij dhe nuk po luan shumë.

Sipas saj që raporton Tuttomercatoweb, trajneri argjentinas ka kërkuar që huazimi i Torreiras të ndërpritet qysh në muajin janar.

Marrëveshja mes të dyja klubeve ishte që lojtari të qëndronte në huazim deri në fund të këtij edicioni, mirëpo një gjë e tillë do të përfundojë para kohe.

Atletico po ashtu kishte të drejtën për të blerë kartonin e tij, mirëpo forma e tij nuk e ka bindur Simeonen.

Kështu, Torreira do të jetë në mes të dy udhëve se a do të qëndrojë te The Gunners apo do të largohet. /Telegrafi/