Site icon Telegrafi

Huazimi i gjashtë për sulmuesin e Chelseat

Patrick Bamford ndoshta nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Chelsean, por ka siguruar huazimin e gjashtë në një klub tjetër.

Sulmuesi në pronësi të Bluve gjatë këtij sezoni do të luajë te Burnley.

Te klubi i ri, ai do të ketë hapësira më shumë për të luajtur, ndërsa në Ligën Premier deri më tani ka luajtur me Crystal Palace dhe Norwich.

Lexoni të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

22-vjeçari u transferua në Stamford Bridge nga Nottingham Forest, ndërsa dy herë ka qenë i huazuar te MK Dons (në vitin 2012 dhe në vitin 2014), klub me të cilin realizoi 21 gola.

Ai iu bashkua Derbyt në janar të vitit 2014, ku shënoi tetë gola. Bamford ka luajtur edhe për Middlesbrough. /Telegrafi/

Exit mobile version