Telegrafi

Huazim me detyrim blerje për një çmim të ulet, PSG dhe Roma gjejnë marrëveshjen përfundimtare për Wijnaldum

Georginio Wijnaldum është lojtari më i ri i Romës, edhe pse marrëveshja pritet të zyrtarizohet gjatë 24 orëve të ardhshme.

Presidenti i Romës, Dan Friedkin ka udhëtuar drejt Parisit me aeroplanin e tij privat për ta marrë mesfushorin holandez me vete.

Tanimë janë zbuluar edhe detajet e marrëveshje, ku Wijnaldum do të huazohet te Roma që ka edhe blerjen obligative në fund të sezonit.

PSG e mori falas një vit më parë holandezin, por atë do ta largojë me një çmim shumë më të ulët se sa vlera reale e lojtarit.

Marrëveshja mes drejtuesve të dy skuadrave është arritur që Roma të paguaj gjashtë milionë euro për blerjen përfundimtare të lojtarit.

Lexo po ashtu Roma e pandalshme në tregun e transferimeve, siguron Belottin dhe Wijnaldumin

Gjithsesi Giallorosët do ta kenë një ndihmë të vogël në vitin e huazimit të Wijnaldum, pasi paga e tij do të paguhet përgjysmë me PSG-në.

Mediat në Francë dhe Itali kanë raportuar se holandezi pritet që sonte të mbërrijë në Romë ku pastaj nesër do t’i kryej testet mjekësore. /Telegrafi/