Huawei tha se ndikimi i sanksioneve amerikane në biznesin e kompanisë është shumë më i ulët sesa kishte menduar në fillim. por këto sanksione pritet që të reduktojnë të ardhurat e biznesit të telefonave me 10 miliardë dollarë këtë vit.
Biznesi 100 miliardë dollarësh i kompanisë kineze u godit rëndë në muajin maj pasi Uashingtoni e vendosi në listën e zezë të tregtisë duke ua ndaluar kompanive amerikane të sheshin komponentë dhe teknologji tek Huawei.
Menjëherë pas vendosjes së sanksioneve, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i kompanisë Ren Zhengfei, tha se të ardhurat e kompanisë do të goditeshin me 30 miliardë dollarë në 2019.
“Mesa duket ka për të qenë shumë më pak sesa aq. Por duhet të presim deri në Mars të vitit të ardhshëm për të parë rezultatet”, tha një zyrtar i lartë i kompanisë.
Sipas tij, biznesi po funksionon më mirë sesa i trembeshin sanksioneve. Nxitur nga blerjet, shitjet e telefonave në Kinë u rritën me një të tretën krahasuar me një vit më parë.
Huawei tha se kompania gjeneroi të ardhura prej 31 miliardë dollarësh. /Telegrafi/