Telegrafi

Huawei pretendon se qeveria e Shteteve të Bashkuara, i ka bërë sulme kibernetike

Në pretendimin e fundit të kompanisë kineze të telekomunikacionit, thuhet se qeveria e Shteteve të Bashkuara edhe i ka bërë sulme kibernetike Huawei, krahas shkaktimit të problemeve të shumta gjatë viteve.

Më herët, ishte thënë se i janë vjedhur patentat e kamerave, derisa në komunikatën e fundit për media, ka edhe akuza për qeverinë që po i vë shumë sanksione, vetëm se nuk ka ndonjë akuzë konkrete, transmeton Telegrafi.

“Shfrytëzuan çdo mundësi që kishin në dispozicion – përfshirë fuqitë juridike dhe administrative, sulme kibernetike si dhe mundësi tjera të ulëta, që ta dëmtojnë veprimtarinë e Huawei dhe të bashkëpunëtorëve” thuhet në deklaratë.

Derisa me krime kibernetike, nënkuptohet hyrja në sistemin e brendshëm dhe vjedhja e të dhënave, Huawei nuk ka saktësuar, nëse është bërë pikërisht ky sulm, apo ndonjë dëmtim në rrjet.

Por, akuzat nuk ndalojë këtu, meqenëse kompania pretendon se qeveria e Shteteve të Bashkuara, ka dërguar edhe agjentë të fshehtë që prezantoheshin si punëtorë të Huawei, por megjithatë, nuk treguan se çfarë kanë bërë ata apo me kë janë takuar.

Këto pretendime, vijnë vetëm një ditë, pasi Huawei bëri të ditur se do ta prezantojë Mate 30 më 19 shtator, telefon i cili nuk do t’i ketë aplikacionet e Google, si pjesë e shumë sanksioneve. /Telegrafi/