Site icon Telegrafi

Huawei Pocket S lansohet më 2 nëntor

Huawei po e lanson telefonin e dytë të palosshëm me 2 nëntor.

Kompania konfirmoi se ngjarja e lansimit për Huawei Pocket S do të fillojë në ora 19:00 sipas kohës lokale të Pekinit, raporton GSM Arena.

Pasardhësi i P50 Pocket u certifikua nga TENAA në muajin gusht, atëherë kur edhe dolën disa pamje të shkurtra të dizajnit, transmeton Telegrafi.

Duke u bazuar në videon e re “teaser” dhe një postim nga Richard Yu, CEO i Huawei, Pocket S do të ofrohet në ngjyra të ndryshme vibrante duke përfshirë ngjyrat blu, rozë, gjelbër dhe të verdhë.

Pocket S do të pajiset me çipin Snapdragon 888 4G, edhe pse disa thashetheme sugjerojnë se mund të ketë edhe një model me çmim më të ultë i cili do të ketë çipin Snapdragon 778G. /Telegrafi/

Exit mobile version