Gjiganti i motorit të kërkimit online Google, në përgjigje të kërkesave të Administratës së presidentit amerikan Donald Trump, tha se t’i ndalojë Huaweit përdorimin e sistemit operativ Androidit me shërbimet e Google Play Store.
Menjëherë pas lajmit, kompania kineze e telekomunikimit dha një reagim i cili më shumë sesa përgjigje jep pyetje të reja në mendje. Huawei tha se ka dhënë një kontribut të çmuar për zhvillimin e Androidit dhe premtoi që pavarësisht kësaj do të vazhdojë të ofrojë përditësime sigurie për telefonat e saj shitur në çdo pjesë të botës, përcjell Telegrafi.
Sipas kompanisë, ky premtim mbulon të gjithë telefonat e shitur deri më sot dhe ato që janë ende në stoqe në mbarë botën.
Vetë Google tha se përdoruesit ekzistues të telefonave Huawei do të mbajnë qasjen në Play Store dhe të kenë mundësi të përditësojnë aplikacionet, pavarësisht kësaj mbetet për t’u parë.
Përdoruesit e Huaweit kanë ngelur me shpresën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të zgjidhin luftën e tyre tregtare e cila ka qenë edhe arsyeja kryesore e vendosjes së kompanisë në listën e zezë të Qeverisë amerikane. /Telegrafi/