Site icon Telegrafi

Huawei ndalon disa linja të prodhimit

Huawei ka ndaluar disa nga prodhimet e saj të telefonave të mençur, pasi njoftoi më parë objektivin e saj për t’u bërë shitësi më i madh në botë deri vitin e ardhshëm.

Siç raporton South China Morning Post, përcjell Telegrafi, ndalimi i disa linjave prodhuese ishte nga Foxconn mes reduktimit të porosive për telefona të rinj.

“Ndërsa situata e re është shfaqur, është shumë herët për të thënë nëse ne jemi në gjendje të arrijmë qëllimin”, iu tha gazetarëve Zhao Ming, president i Honor.

Ai po iu përgjigj pyetjeve rreth planit të Huaweit për të mundur Samsung Electronics në shitjet e telefonave të mençur përpara fundit të vitit 2020.

Lexo po ashtu Kina kërcënon kompanitë nga SHBA që i binden urdhrit të Trumpit për ndalimin e Huaweit

Sipas kompanisë kërkimore Gartner, shitjet botërore të kompanisë në tremujorin e parë të vitit 2019 u rritën në 15.7 për qind nga 10.5 për qind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Më 10 maj, presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi fundin e negociatave zyrtare, duke ngritur tarifat nga 10 për qind në 25 për qind të importeve kineze. /Telegrafi/

Exit mobile version